Aktualitet

Seancë maratonë në gjykatën e Durrësit, mbeten në burg 35 të arrestuarit e “Tempullit”

Në përfundim të një seance maratonë në gjykatën e Durrësit, janë caktuar masat e sigurisë për 43 nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për 35 prej të arrestuarve, “Arrest në shtëpi” për njërin prej tyre dhe 7 të tjerë, mes të cilëve dhe një grua, u lanë të lirë me masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar me datë 22 janar u sekuestruan 1.2 kg kokainë, 360 doza heroinë, 8 kg kanabis sativa dhe 500 doza, një sasi e konsiderueshme lekësh dhe eurosh, armë zjarri, 23 automjete etj.

Ndërkohë të tjerë të arrestuar në kuadër të këtij megaoperacioni policor pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë në ditët në vijim.

Për goditjen e këtij grupi masiv të shpërndarësve të drogës në territorin e Durrësit janë përdorur metoda speciale të hetimit, kryesisht metoda e blerjes së stimuluar.

/a.r

#Seancë #maratonë #në #gjykatën #Durrësit #mbeten #në #burg #të #arrestuarit #Tempullit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button