Detaje/ Plagosja e rëndë me frezë e 5 vjeçarit në Vlorë: I ati nuk e pa kur i mituri iu afrua pajisjes! Fëmija me plagë…!

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë ku një fëmijë 5 vjeç është aksidentuar nga freza ditën e martë rreth orës 18:00. Babai i të miturit ka qenë duke punuar tokën kur fëmija i është afruar frezës. Nuk e ka parë kur djali i është afruar pajisjes.
Fëmija është plagosur rëndë në kokë dhe mushkëri por dëmet më të mëdha i ka tek këmbët. Si pasojë e plagëve, ka pësuar edhe hemorragji të brendshme. Gjendja e tij mbetet kritike për jetën.
Por fatmirësisht thirrjes për gjak i janë përgjigjur një numër i lartë qytetarësh dhe janë plotësuar nevojat.
Ditën e djeshme, në fshatin Llakatund, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, një shtetas 5 vjeç, me mjetin bujqësor (frezë) me të cilin punonte babai i tij. I mituri është transportuar në spitalin e Traumës, ku është në kujdesin e mjekëve, informoi sot paradite policia e Vlorës./m.j
#Detaje #Plagosja #rëndë #frezë #vjeçarit #në #Vlorë #ati #nuk #kur #mituri #afrua #pajisjes #Fëmija #plagë..
Java News