U godit me vezë në gjyqin e Belerit, reagon Dule: Ishte pjesë e një skenari
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u godit sot me vezë teksa hynte në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku do të zhvillohej një seancë gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Dy persona iu afruan Dules dhe e goditën me vezë, njëra të cilave i ra në kurriz, teksa deputeti po kalonte hekurat e rrethimit të gjykatës.
I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Dule tha se sulmi i sotëm “ishte pjesë e një skenari”.
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u mbajt seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, pasi apeloi kërkesën e rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për të marrë leje të posaçme që të betohet në bashki. Gjykata e shtyu seancën duke mos marrë asnjë vendim ditën e sotme.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.
/f.s
#godit #vezë #në #gjyqin #Belerit #reagon #Dule #Ishte #pjesë #një #skenari
Java News