Aktualitet

Deklarata e fortë e Goxhajt: Prokurori që heton Trump ka vendosur gjoba ndaj luftëtarëve të UÇK në Kosovë

Ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit që po heton ish-Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

I ftuar në studion e “Quio Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Goxhaj deklaroi se prokurori Jack Smith i cili akuzon Trump, dikur ka qenë kryeprokuror i prokurorisë Speciale në Kosovë, e cila ka burgosur disa luftëtarë të UÇK.

Siaps Goxhajt, Smith është akuzuar për gjobvënie gjatë kohës që ishte në krye të speciales, madje të për të ekzistojnë edhe prova.

“Prokurori i cili po merret me çështjen e Trump, ka qenë kryeprorkuror i prokurorisë Speciale në Kosovë, i cili bëri gjithë këto arrestime. Ka ndaj  tij akuza që gjatë kohës që ka Kryeprokurorë i Prokurorisë Speciale në Kosovë ka vendosur gjoba. Ai ka nxjerrë të dhëna nga dosjet për gjoba. Këto janë të vërtetuara”, deklaroi Goxhaj.

/a.r

#Deklarata #fortë #Goxhajt #Prokurori #që #heton #Trump #vendosur #gjoba #ndaj #luftëtarëve #të #UÇK #në #Kosovë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button