Gazetari Mahmutaj pyetet për CEZ-DIA, Kara: Është personi që i ka vënë kapakun bindjes time për rolin e Metës në atë aferë

Juristi Romeo Kara, personi i cili denoncoi publikisht aferen CEZ-DIA, sot në “Studio Live” në Report Tv tha se gazetari Fatos Mahmutaj përmes intervistës me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë, ka fakte dhe prova që implikojnë Ilir Metën. Sipas juristit, Mahmutaj është marrë në pyetje për të bërë verifikimin e intervistës.
“Mendoj se është për Cez Dia-n. Është një pjesë shumë e rëndësishme e atij procesi. Është personi që i ka vënë kapakun bindjes time për rolin e Metës në atë aferë. Besoj po bëhet verifikimi i intervistës që ka bërë.
Hetimet ndodhen në fazën që po verifikohen sa të vërteta dhe të qenësishme janë faktet dhe provat. Po avancohet në fushën e investigimit. Besoj se jemi në momentet e fundit të investigimit”, tha ai në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj./m.j
#Gazetari #Mahmutaj #pyetet #për #CEZDIA #Kara #Është #personi #që #vënë #kapakun #bindjes #time #për #rolin #Metës #në #atë #aferë
Java News