Aktualitet
Iu refuzua kërkesa për të marrë pjesë në Kuvend, Berisha ankimon vendimin e SPAK

Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi, ka mbërritur sot në gjykatë për të ankimuar vendimin e SPAK për moslejimin e pjesëmarrjes së ish-kryeministrit në seancat plenare.
Ky i fundit depozitoi një kërkesë për të marrë leje për t’u paraqitur në seancat plenare.
Në vendimin e tij, SPAK argumentonte se masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e caktuar ndaj Berishës, nënkupton edhe pamundësimin e ushtrimit të profesionit në këtë rast.
Në vendim theksohej se kjo do të aplikohet në rastin e ish-kryeministrit Berisha, njëlloj siç aplikohet edhe në rastet e qytetarëve të thjeshtë, të cilëve nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” u ndalohet shkuarja në punë.
/f.s
#refuzua #kërkesa #për #të #marrë #pjesë #në #Kuvend #Berisha #ankimon #vendimin #SPAK
Java News