Aktualitet

Nëna simbol e Mariupolit voton Putinin, presidenti rus ikën në Korenë komuniste, Ukraina rrëzon dronë

Putini e bombardoi kur ishte në shtratin e lindjes, por ajo po voton publikisht për presidentin rus. Në Ukrainë ka ngjallur mjaft polemika mbështetja e hapur për shefin e Kremlinit nga Marianna, gruaja shtatzënë, e shndërruar në simbol, pasi i shpëtoi bombardimit rus në spitalin pediatrik të Mariupolit.

Ajo jeton mes Donjeckut dhe Moskës dhe nuk e ka fshehur kurrë orientimin filorus. Ukrainasit e kanë skeduar atë si tradhtare të kombit, ndërsa vetë Marianna shpjegoi në rrjete sociale se firmosi te stenda e Putinit duke thënë se vetëm ai po punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Një lumë komentesh ofenduese dhe kërcënuese vërshuan në profilin e saj në rrjete sociale, me njerëz që i kujtonin se Putini për pak i vrau fëmijën e saj, kur ishte në maternitet. Sakaq, në Ukrainë lufta vazhdon dhe betejat po bëhen më të ashpra.

Kievi njofton se në orët e fundit ka rrëzuar më shumë se 8 dronë të Rusisë. Ndërsa në Donjeck, shkoi në 27 numri i personave të vrarë nga bombardimi i një tregu. Filorusët akuzuan ushtrinë ukrainase si autore të sulmit. Organizata e Kombeve të Bashkuara, përmes një komiteti me 18 ekspertë të pavarur, do të ekzaminojë rastet e fëmijëve të marrë me forcë nga rusët në Ukrainë.

Ndërkohë, Presidenti Vladimir Putin, planifikon të vizitojë Kim Jong Un, së shpejti, njoftuan mediat në Korenë e Veriut. Diktatori është një nga aleatët e paktë në botë që shefi i Kremlinit ka aktualisht.

/a.r

#Nëna #simbol #Mariupolit #voton #Putinin #presidenti #rus #ikën #në #Korenë #komuniste #Ukraina #rrëzon #dronë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button