Aktualitet

Fiks Fare/ Si po mashtrohen shqiptarët: 2600 paund për vizë në Angli, 1500 euro kontrata për në Suedi!

Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Europë, Angli apo edhe në Amerikën e Veriut. Nëpërmjet azilit, kontratave të punës apo edhe bashkimit familjar, mijëra persona kanë emigruar në këto vende për një jetë më të mirë.

Shpesh herë ata kanë rënë pre e mashtrimeve, duke u detyruar të paguajnë persona apo firma fantazmë mijëra euro. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” kanë mbërritur disa denoncime për raste mashtrimi për viza pune në Angli dhe Europë.

Rasti i parë është për një zyrë ndërmjetësimi “B&M” grup që të mundëson viza 3 vjeçare angleze dhe kontratë pune për në Angli. Në rrjete sociale kjo zyrë ndërmjetësimi publikon mundësitë e punësimit si dhe profesionet e kërkuara.

Për ndërmjetësimin e kontratës dhe vizës fillimisht duhet të paguash 200 paund, viza dhe kontrata kushton në total 2600 paund. Qytetari që dëshiron të aplikojë sipas tyre duhet të bëjë 2 marrëveshje me shkrim me zyrën dhe pagesën prej 200 paund e bënë në zyrë me një mandat pagese të thjeshtë.

Rasti i dytë i mashtrimit është për një vizë pune në Suedi. Mashtruesi i ka marrë 1500 euro një qytetari, të cilin do e punësonte shofer te i vëllai në Suedi. Ai i ka dhënë 1500 euro, ndërkohë që mashtruesi për t’u bërë i besuar i ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij. Por, personi nuk shkoi kurrë në Suedi, ndërsa qytetari tashmë ka në dorë vetëm pasaportën e mashtruesit.

“2600 paund për kontratë dhe vizë në Angli”

Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën 3 denoncime, për një zyrë e cila reklamonte se ofronte viza pune për në Angli. Qytetarët denoncuan se punonjësit e kësaj zyre iu kërkonin deri në 2600 paund për kontratë pune dhe vize 3-vjeçare për në Londër, Mançester dhe Liverpul.

Denoncimi i parë – “Përshëndetje, kam shkuar në një agjenci në Tiranë dhe kam aplikuar për një vizë pune angleze. Mendoj se është një agjensi piranjë. Kemi paguar nga 200 paund parapagesë dhe nuk jemi të vetmit”.

një e-mail firmës “B&M Retail Limited”, në adresën ‘recruitment@bmstores.co.uk’, e cila ndodhet në faqen zyrtare të internetit. Fiksi e pyet nëse kjo kompani bashkëpunon, ofron kontrata dhe aplikon për viza pune për qytetarët shqiptarë. Bashkëlidhur i dërgojnë edhe një kopje të modelit të kontratës, e cila u mundësohet aplikantëve në zyrën në Tiranë.

Pas 5 ditësh, në datën 28 mars 2023 menaxherja e rekrutimeve të kësaj firme, Victoria Read, dërgon një e-mail, ku shkruan se; “Mund të konfirmoj që ‘B&M Retail’ nuk po ofron sponsorizim dhe ky komunikim nuk është dërguar nga ne. Faleminderit që e sollët në vëmendjen tonë dhe ne do ta shqyrtojmë më tej”. Pra, e shkruar mjaft qartë se kompania angleze nuk bashkëpunon me asnjë zyrë apo firmë në Shqipëri!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button