Edhe një anëtar i familjes mbretërore të Britanisë shtrihet në spital këtë javë

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, është diagnostikuar me kancer e lëkurës pas heqjes së një nishani gjatë trajtimit për kancerin e gjirit.
Dukesha “mbetet në humor të mirë”, pavarësisht se është “shqetësuese” të kesh një tjetër diagnozë të kancerit, tha zëdhënësi i saj.
Ajo është e treta prej anëtarëve të familjes mbretërore që njofton për një procedurë mjekësore këtë javë.
Zëdhënësi i saj tha: “Dermatologu i saj kërkoi që disa nishane të hiqen dhe të analizoheshin në të njëjtën kohë kur dukesha po i nënshtrohej një operacioni rindërtues pas mastektomisë së saj, dhe një prej tyre është identifikuar si kancerogjene”.
“Ajo po i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për t’u siguruar që kjo është kapur në fazat e hershme”.
“Dukesha dëshiron të falënderojë të gjithë ekipin mjekësor që e ka mbështetur, veçanërisht dermatologun e saj, vigjilenca e të cilit siguroi që sëmundja të zbulohej”, ka thënë zëdhënësi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në spital këtë javë u shtri Mbreti Charles dhe Dukesha Kate Middleton.
#Edhe #një #anëtar #familjes #mbretërore #të #Britanisë #shtrihet #në #spital #këtë #javë
gazetablic.com