Dërgohet në mbajtje i mituri që goditi me veturë një këmbësor në Pejë

Është arrestuar një person i mitur pasi i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se e ka goditur një këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë, të shtunën e 20 janarit.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Dërgohet #në #mbajtje #mituri #që #goditi #veturë #një #këmbësor #në #Pejë
gazetablic.com