Aktualitet

Ndarja e 360 mijë eurove për Listën Serbe, skandal serioz i shtetit të Kosovës, presidentja të ndërhyjë automatikisht

Ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndarë 360 mijë euro për subjektin politik, Lista Serbe.

Në lidhje me ndarjen e këtyre mjeteve ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Ramadani tha se ky është një prej skandaleve më të mëdha të shtetit të Kosovës i cili e rrëzon integritetin e shtetit.

Ai tha se institucionet e shtetit të Kosovës ishin ato që konstatuan se sulmi terrorist në Banjskë u organizua me pjesmarrjen direkte të Listës Serbe, dhe pak muaj më vonë i ndajnë kësaj partie 360 mijë euro.

“Unë besoj se ky është një prej skandaleve serioze të shtetit të Kosovës, është një prej skandaleve që ‘rrëzon’ përtokë integritetin e institucioneve të shtetit të Kosovës sepse jemi duke folur për institucione të cilat kanë konstatuar edhe publikisht se sulmi terrorist në Banjskë me 24 shtator të vitit të kaluar ka qenë i organizuar nga Serbia dhe mbështetur dhe organizuar me pjesmarrjen direkte edhe nga Lista Serbe. Nëse ju kujtohet me 26 shtator Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shpallja e ditëve të zisë nga Lista Serbe në komunat veriore të Kosovës për të nderuar terroristët është vulosje e autorësisë së saj në organizimin e sulmit në Banjskë. Ndërkohë që më pak se katër muaj më vonë shteti i Kosovës i ndan 360 mijë euro për po këtë Listë Serbe dhe bazuar në po të njëjtat informacione” tha Ramadani për “Gazeta Blic”

Ramadani tha se presidentja duhet të ndërhyjë automatikisht në lidhje me këtë çfarë ka ndodhur.

“Unë besoj se ky është njëri prej skandaleve që e rrëzon integritetin e institucioneve të Kosovës, presidentja duhet të ndërhyjë automatikisht. Mos harroni se kur presidentja ka shkarkuar zonjën Daka, një prej argumenteve të saj që është thirrur, ka qenë ruajtja e integritetit të KQZ-së dhe besimi tek publiku për KQZ-në. Unë besoj se vendimi i KQZ-së për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe më pak se katë muaj pas sulmit në Banjskë është rrëzim i integritetit të KQZ-së dhe humbje e plotë e besimit të publikut për KQZ-në, rrjedhimisht për institucionet e Kosovës”

“Ajo që unë bëj thirrje është se ky skandal duhet të ndalet, pasi konstatimi shtetëror është bërë se Serbia dhe Lista Serbe kanë marrë pjesë në sulm terrorist kundër Kosovës. Ose duhet të kujdesen në konstatime të sigurisë ose duhet të ndalin këtë skandal sepse të dyja nuk bëjnë bashkë” deklaroi Ramadani në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Ramadani: Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri, lojë politike e Listës Serbe!

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Shqetësimet për sulm të ri terrorist në Kosovë, janë serioze!

 



#Ndarja #mijë #eurove #për #Listën #Serbe #skandal #serioz #shtetit #të #Kosovës #presidentja #të #ndërhyjë #automatikisht
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button