“E keni problemin me vetminë, jo me Ramën”, Shehu: Opozitës po i ndodh shkatërrimi…
Analisti Redi Shehu, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u shpreh se për opozitën problemi më i madh është vetmia.
Në një debat me Oerd Bylykbashin, nënkryetarin e PD-së, Shehu tha se opozitës po i ndodh shkatërrimi dhe jo rindërtimi. Madje frika më e madhe e tij, është që ky shkatërrim mund të mbetet i përhershëm.
Redi Shehu: Nuk e keni problemin më të madh ju, as e keni as me Ramën, po ta them unë, as me SPAK-un, e keni problemin me vetminë. Ky është problemi më i madh dhe vetmia është prodhuar nga heterogjeniteti juaj si opozitë. Ky është problemi.
Blendi Fevziu: Çdo të thotë vetmi Redi?
Redi Shehu: Vetmi në kuptimin elektoral. Shiko se si ka ardhur mënyra e rrudhjes së Partisë Demokratike në 2 vite, në 24 muaj. Shiko si ka ardhur rrudhja deri në 14 maj, me humbjen e bastioneve. Dhe nga 14 maj deri tani, ku një akt siç është i paprecedent, arrestimi i kryetarit të opozitës, mbështeten vetëm nga një grup njerëzish. Partia Demokratike, nuk e di se sa po kuptohet kjo nga Partia Demokratike, po kalon në atë fazën që quhet destruksioni ose shkatërrimi konstruktiv. Domethënë që ti të rindërtohesh, ti po shkatërrohesh në këtë moment. Nuk po i diskutojmë arsyet pse po shkatërrohet, i dimë pak a shumë. Kjo është një periudhë e shkatërrimit, që gradualisht e çon në pikën zero, nga ku do rindërtohesh. Kam frik se shkatërrimi do të mbetet i përhershëm dhe ky është fataliteti i opozitës.
/a.r
#keni #problemin #vetminë #Ramën #Shehu #Opozitës #ndodh #shkatërrimi
Java News