Aktualitet

Kërkesat për bileta janë rritur ekstrem shumë, trajneri i Inter Miami: Kuptojeni, Leo Messi nuk mund të luajë gjithmonë

Trajneri i Inter Miami, Gerardo ‘Tata’ Martino, u ka thënë tifozëve të klubit që të mos presin që Lionel Messi të luajë në çdo ndeshje sezonin e ardhshëm.

Kërkesa për bileta për ndeshjet e Inter Miami është rritur që nga ardhja e Messit në korrik.

Martino është i vetëdijshëm se disa tifozë do të zhgënjehen nëse ndjekin një ndeshje të Miamit dhe nuk arrijnë të shohin të gjithë lojtarët me emër.

Por ai tha se është “e rëndësishme” që tifozët të kuptojnë se nuk do të jetë e mundur që Messi dhe të tjerët të luajnë çdo javë.

Duke folur për Miami Herald këtë javë, ish-trajneri i Barçës, Martino tha: “Ne kemi përgjegjësinë të sigurohemi që tifozët të ndjehen të përfaqësuar mirë në fushë kur yjet tanë të mëdhenj nuk luajnë. Tifozët e dinë se për arsye të ndryshme Leo nuk do të jetë ose Busquets nuk do të jetë ose Jordi Alba, por ne do të kemi një ekip shumë konkurrues, prandaj ky është një mesazh i rëndësishëm”.

/ Sport



#Kërkesat #për #bileta #janë #rritur #ekstrem #shumë #trajneri #Inter #Miami #Kuptojeni #Leo #Messi #nuk #mund #të #luajë #gjithmonë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button