Aktualitet

Dhunoi Flutura Açkën, flet “dyshi” i Rithemelimit: Burrërisë i vjen turp kur…

Flamur Noka i ftuar në A2 CNN ka shpjeguar atë se çfarë ndodhi sot në Komisionin e Mediat, ku së bashku me Gazment Bardhit patën një përplasje me kolegen e tyre, Flutura Açka. Duke pasur një lloj reflektimi, ndonëse jo në masën për të kërkuar falje, Noka tha se u detyrua që të reagojë kur pa se si Brava, siç quan Lulzim Bashën, po përdorte të njëjtin skenar sipas tij si Edi Rama, duke keqpërdorur gratë.

Në emisionin “Debat” me gazetaren Alba Alishani, deputeti Noka tha se s’mund të lejonte që Açka në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias të zhvillonte një seancë normale, në një kohë kur parlamenti nuk është normal.

“Ajo që u konstatua sot është se Barava njëlloj si padroni i tij gjeti një mënyrë për të keqpërdorur disa zonja dhe kjo është gjëja më e turpshme dhe më e rëndë, për të penguar aksionin dhe sinkroniozuar linjën politike me ramës. Ky është perversitet. I keqpërdorën sepse ne kemi për 3 muaj e gjysmë jemi në mosbindje civile. U ndjeva shumë keq kur zonja thoshte që këtu jam unë në shtëpinë time, dilni ju jashtë. Ndihem keq që ne u detyruam të bllokojmë seancën, por ndihem keq kur një kolege e jona që është aty me votat e demokratëve, ajo bën gjithçka me urdhër”, tha Noka.

Pyetur se çfarë arriti sot nga ai akt i regjistruar në Komisionin e Medias, Noka pati një përgjigje shumë shkurt.

“Nuk ka asnjë sukses, rruga jonë nuk do ndalet ne nuk lejuam sot që Edi Rama dhe Brava të fusin normalitetin në Kuvend jo normal”, shtoi ai.

Ai pati edhe për një përgjigje për Lulzim Bashën që e quajti një akt burracakësh, atë që ndodhi me Açkën.

“Burrnisë i vjen turp kur përmendet nga “Brava”, përfundoi Noka në studion e A2 CNN.

/a.r

#Dhunoi #Flutura #Açkën #flet #dyshi #Rithemelimit #Burrërisë #vjen #turp #kur..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button