Aktualitet

Shumica e qytetarëve “vendosin”: Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr mandatin e katërt/ Rritet elektorati gri

Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt nëse zgjedhjet parlamentare, do të mbahen sot më 17 janar.

Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 36.8% e qytetarëve do të votonin për Partinë Socialiste, shifër që duket se ka një ulje të pa konsiderueshme me muajin dhjetor (2023) që ishte 37%.

PD e Bashës ka pësuar rritje kurse Rithemelimi i Berishës ulje. Të pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 14.0% % kanë thënë PD e Berishës, e cila vijon trajektoren rënëse krahasuar me muajin dhjetor (2023) që ishte 16.2%.

Kurse 6.1% e qytetarëve të pyetur votuar për PD e Bashës, e cila pëson sërish rritje krahasuar me muajin dhjetor kur ishte 5.1%.

2.0% kanë votuar Partinë e Lirisë e cila ka sërish ka rënie, pasi në muajin e kaluar ishte 2.2%

E pandryshuar mbetet përqindja e votave për një parti tjetër të paspecifikuar. Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot do të ulej numri i votuesve. 36.0% thonë se nuk do të votonin, shifër kjo që një muaj më parë ishte 34.3%.

/a.d

#Shumica #qytetarëve #vendosin #Nëse #zgjedhjet #mbahen #sot #Rama #merr #mandatin #katërt #Rritet #elektorati #gri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button