VIDEO / Prita lumore dhe shëtitore përgjatë lumit Shkumbin në Elbasan

Përgjatë lumit Shkumbin në Elbasan po ndërtohen disa prita për të parandaluar daljen nga shtrati të lumit në rast të reshjeve të shiut.
Paralelisht, me ndërtimin e pritave po punohet edhe për ndërtimin e një shëtitoreje që do t’u shërbejë qytetarëve të Elbasanit.
Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se “vijon puna për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit”.
Me ngritjen e pritave, në rast të përmbytjeve pritet që të parandalohet dalja nga shtrati e lumit Shkumbin që shkaktonte dëme në tokat bujqësore.
/a.r
#VIDEO #Prita #lumore #dhe #shëtitore #përgjatë #lumit #Shkumbin #në #Elbasan
Java News