Aktualitet
Tragjedi/ Autobusi bëhet copë- copë, 9 të vd*kur, mbi 30 të plagosur

Një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur në Turqi duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 janë në gjendje të rëndë, sipas mediave turke.
Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit të së martës. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona. Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.
#Tragjedi #Autobusi #bëhet #copë #copë #të #vdkur #mbi #të #plagosur
lajmetverteta