Rama vizitë dy ditore në Gjermani, zbardhet agjenda e takimeve

Kryeminsitri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Gjermani. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë në Gjermani në 17 dhe 18 Janar.
Të njëjtat burime konfirmojnë se kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.
Gjithashtu në këtë vizitë kryeminsitri Edi Rama pritet të ketë edhe takime të tjera të rëndësishme, mes tyre edhe me kreun e SPD-së gjermane.
Ndërkohë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka vizituar gjatë ditës së martë Kosovën ku ka zhvilluar disa takime zyrtare, ndërsa ditën e mërkurë do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut dhe të enjten drejt Malit të Zi.
/f.s
#Rama #vizitë #ditore #në #Gjermani #zbardhet #agjenda #takimeve
Java News