Aktualitet

Nuk e përfshiu fare Mbappen, këto janë votat e Sylvinhos për lojtarin e vitit nga FIFA

Lionel Messi është shpallur përsëri lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Argjentinasi grumbulloi numër të njëjtë pikësh me Halandin, por duke qenë se numëroi më tepër 5-pikësha të dhënë nga kapitenët e ekipeve kombëtare, arriti të merrte në duar trofeun.

Në votim për të përzgjedhur më të mirin e vitit 2023 kanë marrë pjesë kapitenët dhe trajnerët e të gjithë skuadrave kombëtare, si dhe nga një përfaqësues i medias për secilin shtet anëtar të FIFA-s.

Sa i përket trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka vlerësuar me 5 pikë Erling Halandin, ndërsa të dytin me 3 pikë ka vlerësuar Messin. Në podium, me vlerën e 1 pike të vetme, ka vend për Kevin De Bryjnin.

Në treshen e tij më të mirë nuk ka vend për Kilian Mbappe, megjithëse francezi kondiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj aktualë.

 



#Nuk #përfshiu #fare #Mbappen #këto #janë #votat #Sylvinhos #për #lojtarin #vitit #nga #FIFA
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button