“I thashë babait se… dhe fillova të qaja. Ai u tr*ndit dhe më përqafoi”- Rrëfehet 18-vjeçarja që u për***nua nga vëllai i njerkës
Është bërë publike edhe dëshmia e 18-vjeçares shqiptare në Greqi, i cila u përdhunua për vite nga 33-vjeçari, i cili ishte vëllai njerkës së saj dhe më pas ky i fundit u vra nga babai i saj 50-vjeçar.
Fillova t’i them babait se dikush me ngacmon që në moshën 9-vjeçare dhe se përdhunimi filloi në moshën 12-vjeçare. Unë shpërtheva në lot. Babai më përqafoi dhe qëndroi shumë gjakftohtë pranë meje. Me tha të gjeja guximin dhe të shkoja për ta denoncuar” mësohet të ketë thënë fillimisht ajo.
Në lidhje me paratë që 33-vjeçari i merrte, ajo shprehet se ai i kishte thënë se i duheshin para dhe se kishte nevojë, e nëse do ia jepte ai nuk do ta shqetësonte më.
“Në çant kisha 1000 mijë euro që më kishte dhënë babai në mëngjes për qiranë. Duke u kthyer në makinë ai më tha se i kishte marrë paratë nga çanta ime dhe më tha se nuk do të më shqetësonte më. Iu luta të mos e shpërndante videon. Kisha frikë nga ai. Kisha frikë se ai do më dëmtonte mua, motrat e mia dhe babain tim” shton 18-vjeçarja.
Gjithçka filloi kur babai i saj u njoftua nga pronarja e shtëpisë se 18-vjeçarja kishte katër muaj pa paguar qiranë, ndërkohë që ai ia kishte dhënë lekët.
Babai im i informua nga pronarja e shtëpisë se unë kisha 4 muaj pa paguar qiranë, një shumë prej 1040 eurosh. Babai mi kishte dhënë ato para, por unë nuk i kisha paguar. Të nesërmen babai erdhi të më takonte. Në fillim nuk doja t’i tregoja. Por më vonë ia tregove të gjithë historinë. Nuk pata guxim t’i tregoja në fillim se kush ishte, e kur ia thash këtë ai u trondit. Pas kësaj ai insistoi më shumë për që unë të bëja denoncimn” rrëfen ndër të tjera adoleshentja shqiptare.
#thashë #babait #dhe #fillova #të #qaja #trndit #dhe #më #përqafoi #Rrëfehet #18vjeçarja #që #përnua #nga #vëllai #njerkës
lajmetverteta