KQZ i jep mandatin e deputetit Ndrecës, zëvendëson Ahmetajn pas 6 muaj mungesë në Kuvend

Plarent Ndreca do të jetë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. KQZ vendosi sot t’i japë mandatin juristit Plarent Ndreca, i cili zëvendëson Arben Ahmetajn që ndodhet në arrati.
Pasi Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit, kyekomisoneri Ilirjan Celibashi mori vendimin për t’i dhënë mandatin, ndërsa më pas ai do duhet të betohet në senacë plenare.
“Nuk verifikohet që të ketë kushte për mos zgjedhjen e tij si deputet në Kuvend, kështu vendos dhënien e mandatit zotit Plarent Ndreca”, tha Celibashi.
Pasi Dallëndyshe Bici refuzoi të marrë mandatin e deputetes, ai i kaloi Ndrecës i cili mori 4008 vota preferenciale në zgjedhjet parlamentare 2021.
Ndreca do të zëvendësojë Arben Ahmetajn, pasi ky i fundit mungoi 6 muaj për shkak se është në arrati. Ahmetaj është në hetim për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie në lidhje me dosjen e inceneratorëve e ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.
/f.s
#KQZ #jep #mandatin #deputetit #Ndrecës #zëvendëson #Ahmetajn #pas #muaj #mungesë #në #Kuvend
Java News