Aksidentohet autobusi i kompanisë ‘Shpejtimi’ me vetura të autosallonit ‘Xeni’, dëme në vlerë prej 200 mijë eurove

Autobusi i kompanisë “Shpejtimi” është aksidentuar me disa vetura me autosallonin ‘Xeni’ në magjistralen Gjakovë-Prizren, në orët e para të së hënës.
Pamjet janë publikuar nga kamerat e sigurisë së autosallonit nga pronari i saj në ‘Facebook’, Shkëlzen Bushati. Ai ka thënë se dëmet e shkaktuara janë në vlerë prej 200 mijë eurove.
“Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tone”, thuhet në postimin e pronarit të autosallonit “Xeni”, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai ka paralajmëruar se do të iniciojë procedurat për kompensimin e dëmeve.
“Në fund ju bëjmë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pa kujdesshëm, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun për jetën e njerëzve dhe pasojat materiale që e dëmtojnë punën në biznesin tone”, thuhet tutje në postimin e tij.
#Aksidentohet #autobusi #kompanisë #Shpejtimi #vetura #të #autosallonit #Xeni #dëme #në #vlerë #prej #mijë #eurove
gazetablic.com