Aktualitet

Po mahnit me paraqitjet e tij, Zhegrova pas ndeshjes: Nuk ndalemi, duam Championsin

Edon Zhegrova padiksutim po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij. Lojtari “Dardan’ te Lile po bën paraqitje fantastike, ndërsa nuk ka të ndalur sa i takon golave.

Golin e radhës e shënoi pikërisht mbrëmjen e djeshme në fitoren që Lille mori ndaj Lorient me shifrat 3-0. Pas këtij takimi, talenti i përfaqësueses së Kosovës theksoi se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme dhe se këtë sezon synojnë Champions League.

“Ishte shumë e rëndësishme për ne që ta fitonim këtë ndeshje, veçanërisht pas humbjes së fundit në Strasburg. Ne duhej të reagonim patjetër në fushë dhe këtë e bëmë, duke i marrë pikët e plota. Tani, jemi të pestit në tabelë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë për të mbajtur këtë ritëm

Sigurisht, që ambiciet tonë janë të larta këtë edicion, pra të sigurojmë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Në duam që të jemi sa më lart që të jetë e mundur në fund të edicionit. E duam Championsin”, ka përfunduar Zhegrova.



#mahnit #paraqitjet #tij #Zhegrova #pas #ndeshjes #Nuk #ndalemi #duam #Championsin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button