Aktualitet

Benzema s’po kalon mirë në Arabi | Sulmuesi nuk u paraqit në stërvitje, trajneri e përjashton nga faza përgatitore

Sulmuesi Karim Benzema duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Al Ittihad. Fituesi i Topit të Artë nuk është paraqitur në stërvitjen e parë të skuadrës për vitin e ri, shkruan Marca.

Futbollistët e Al Ittihad u mblodhën në bazën e klubit në Jeddah të premten. Megjithatë Benzema mungoi.

Për rrjedhojë, trajneri Marcelo Gallardo ka marrë vendimin për ta përjashtuar nga grupi për Dubain. Të dielën skuadra niset për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të zhvillojë një seancë të shkurtër stërvitore përpara se të rifillojë sezoni në Arabinë Saudite. Sipas mediave në vend, Benzema ka munguar edhe në tre nga aktivitetet para pushimeve të Krishtlindjeve.

Lojtari ka qenë në telashe serioze në Al Ittihad kohët e fundit për shkak të formës së tij të dobët. Rezultatet e ekipit janë gjithashtu jashtëzakonisht të pakënaqshme. Benzema u detyrua të kufizojë llogarinë e tij personale në Instagram. Në media nisën spekulimet se ai do të kthehet në Evropë.

/ Sport



#Benzema #spo #kalon #mirë #në #Arabi #Sulmuesi #nuk #paraqit #në #stërvitje #trajneri #përjashton #nga #faza #përgatitore
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button