S’ka të ndalur ky ekip | PSV nuk ka asnjë humbje e asnjë barazim, të gjitha ndeshjet i ka fituar në Holandë

Në Holandë rifilloi futbolli këtë fundjavë pas një pauze katër-javore, me PSV-në që vazhdoi aty ku e lanë për të fituar fitoren e 17-të në 17 raunde, duke përfunduar gjysmën e parë të sezonit të Eredivisie me një performancë perfekte prej 51 pikësh.
Në fitoren 3:1 ndaj Excelsior-it, Luuk de Jong shënoi hat-trick me gola në minutat e 13-të, 17-të dhe 69-të, ndërsa Derensili Sanches Fernandes në të 82-tën vetëm sa lehtësoi humbjen e mysafirëve.
PSV ka 13 pikë më shumë (dhe një lojë më shumë) se Feyenoord i vendit të dytë dhe po nxiton pandalshëm drejt titullit jubilar të 25-të të kampionit holandez, dhe i pari pas vitit 2018. Me këto 17 fitore radhazi në fillim të sezonit, PSV barazoi rekordin e klubit, si dhe rekordin e ligës holandeze, të cilin e vendosi në sezonin 1987/88, ku përfundoi me titullin e vetëm kampion europian.
/ Sport
#Ska #të #ndalur #ekip #PSV #nuk #asnjë #humbje #asnjë #barazim #të #gjitha #ndeshjet #fituar #në #Holandë
gazetablic.com