Aktualitet
Prishtinë: Policia gjenë substanca narkotike në një veturë

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se në një veturë në kryeqytet kanë gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë.
Ata kanë konfiskuar sasinë e gjetur, dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt, pas njoftimit të prokurorit.
“Rr. Jusuf Gërvalla, Prishtinë / 13.01.2024 – 18:24. Njësia policore ka ndaluar veturën në të cilën ishin dy meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 27 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
#Prishtinë #Policia #gjenë #substanca #narkotike #në #një #veturë
gazetablic.com