AktualitetDurresi Sot

Cara në Durrës: Përballë kam një bandë kriminale

Pas Tiranës, qyteti i Durrësit do të jetë ndër garat më të rëndësishme të 14 majit. Mes Igli Carës nga koalicioni Meta-Berisha dhe Emirajana Sakos nga PS, pritet të jetë një garë e fortë.
Igli Cara foli për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e Durrësit. Ndërsa nuk bie dakord me ndërtimin e Portit të Durrësit, që nuk e quan një investim strategjik njëjtë si deputetja e PS, Klodiana Spahiu.
“Projektet janë strategjike, s’kanë lidhje vetëm më Durrësin. Do ti konsideroja pozitive, kam 30 vjet që jetoj në Durrës, dua të jap gjithçka për qytetin tim”, tha Spahiu.

“Të flasësh për projekte strategjike pasi ke 10 vite në pushtet. Përveç hekurudhës që e mirëpres, për projektin tjetër nuk bie dakord se nuk është strategjik që i vjen në ndihmë qytetit të Durrësit. Këto zgjedhje janë për qytetin e Durrësit”, tha Cara.

Cara e cilëson Portin e Durrësit si një aferë korruptive dhe ndonëse shumica e qytetarëve në sondazhin e ‘Piepolit’ presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit të mbështesë këtë projekt, Cara thotë se ai do bëjë gjithçka për ta ndaluar. I pyetur nga gazetarja Anduela Ndreu se si do ta ndalojë, Cara tha se do të gjejë çdo rrugë ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. Por, deputetja e PS thotë se ky investim strategjik do jetë në dobi të gjithë qytetarëve.

“Do gjej të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. I gjithë projekti është korruptiv”, tha Cara.

Nga ana tjetër, Cara tha se kjo garë nuk do të jetë e lehtë pasi përballë ka një bandë kriminale. Por Spahiu thekson se ai ka në garë Emirjana Sakon, një grua model që ka punuar për zhvillimin e Durrësit. Ajo tha se Cara dhe Berisha nuk mund të ofendojnë gratë durrsake dhe se për këtë përgjigjen do ta marrin më 14 maj, që sipas saj nuk ka shanse ta fitojnë Durrësin.

Një debat u zhvillua mes Igli Carës dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu për garën në qytetin e Durrësit. Igli Cara tha se përballë ka një banë kriminale dhe nuk është apske e lehtë, por kjo nuk u prit mirë nga deputetja socialiste e cila i tha se ai nuk mund të flasë me gjuhën e një të humburi si Berisha.

Spahiu tha se përgjigjen do ta marrin më 14 maj dhe theksoi se Cara dhe Berisha nuk mund të ofendojnë një kandidate si Emirjana Sako që ka bërë shumë për qytetin e Durrësit.

Cara: Përballë nuk kam një parti, kam një bandë, e cila ka edhe shtetin në dorë, edhe grupet kriminale edhe policinë. E kam marrë këtë risk.

Spahiu: Ti përballë ke PS dhe kandidaten. Pse do flasësh ti me gjuhën e Berishës. Berisha është përrallë nga e kaluara. Nuk të takon ty të flasësh me gjuhën e Berishës. Atë që i ka bërë atë ditë Berisha grave durrsake do ta marrë mbrapsht me datë 14. Do digjesh ti.

Cara: Po ndihmon një grup njerëzish që kanë shkatërruar qytetin tënd, një grup njerëzish që po bën të ikin rina.

Spahiu: Po sa palë zgjedhje ka fituar PS me ju. Ore a janë rritur votuesit nga 2013 në 2022. Ti vazhdo me grupin e njerëzve. E ke gabim. Po ndjek hijen e një të humburi.

Cara: Koha do t’iu bëjë t’iu vi turp nesër për Durrësin.

Spahiu: Unë po të flas vetëm për fitoren e PS dhe po të flas që Berisha me atë që bëri ndaj grave durrsake do ta marrë përgjigjen më 14 maj.

Cara: Pse nuk merresh me Durrësin?

Spahiu: Ti me ca po merresh?

Cara: Unë po s’merrem me Ramën.

Spahiu: Pse nuk merresh me kandidaten? Pse nuk merresh ti me atë kandidate që ka tre vjet që nuk sheh shtëpi, nuk sheh kalamajtë dhe she vetëm procesin e rindërtimit.

Cara: S’po e ofendoj.

Spahiu: Ti po thua që e mbështet banda, korrupsioni.

Cara: Patjetër, kjo është e vërtetë. Ky është fakt.

Spahiu: Pse duhet ta thuash këtë. Se ai njeri është I përkushtuar për bashkinë.

Cara: Nuk është e vërtetë. Sot siç e pranove, se ti indirekt me fjalët që the…

Spahiu: Ti nuk mund të ofendosh një grua zonjë I përkushtohet drejtimit të qytetit.

Cara: S’po e ofendoj

Spahiu: Po e ofendove. Sepse I the drejtohet nga bandat, ti dhe ai I humburi jot. Nuk është absolutisht e vërtet dhe këtë ti do ta provosh me datë 14 maj. Dhe unë po ta shpjegoj që ju bashkinë e Durrësit se keni marrë asnjëherë edhe kur ka qenë Berisha në pushtet dhe s’keni për të marrë asnjëherë, harroje. Se nuk mund të vijë Sali Berisha dhe të ofendojë qytetaret durrsake në Durrës. (I bie tavolinës)

Cara: Ky i juaji çfarë bëri?

Spahiu: Ai tha një të vërtetë. Që dy njerëz të humbur nuk të mbështesin dot ty.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button