Heappey: S’ka misione të Mbretërisë së Bashkuar të planifikuara pas sulmeve ndaj Houthit

Ministri i Forcave të Armatosura britanike, James Heappey është shprehur se nuk ka më misione të Mbretërisë së Bashkuar “të planifikuara menjëherë” pasi forcat britanike dhe të Shteteve të Bashkuara kryen sulme të përbashkëta kundër objektivave Houthit.
“Nata e kaluar ishte një përgjigje e kufizuar, proporcionale, e nevojshme në vetëmbrojtje të anijeve tona luftarake në rajon”, është shprehur Heappey.
Të 14 objektivat u goditën me sukses, tha ai, duke përfshirë 12 sulme të ShBA-së dhe dy sulme britanike kundër objektivave të shumta, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Duke detajuar misionin e Mbretërisë së Bashkuar, Heappey tha se katër avionë “Royal Aircraft Typhoon” u nisën nga “RAF Akrotiri”, një bazë e madhe ajrore e Mbretërisë së Bashkuar në Qipro.
#Heappey #Ska #misione #të #Mbretërisë #së #Bashkuar #të #planifikuara #pas #sulmeve #ndaj #Houthit
gazetablic.com