Sulmoi gruan e tij, arrestohet një person në Prishtinë

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar gruan e tij.
Viktima kishte pranuar tretman mjekësor.
Derisa, siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, të arrestuarit gjatë kontrollit në shtëpi i janë sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.
#Sulmoi #gruan #tij #arrestohet #një #person #në #Prishtinë
gazetablic.com