Aktualitet

Lamine Yamal regjistron një tjetër rekord me fanellën e Barcelonës

Lamine Yamal hyri nga pankina për të zëvendësuar të dëmtuarin Raphinha , në minutën e 41-të, në ndeshjen mes Barcelonës dhe Osasuna për gjysmëfinalen e Superkupës dhe arriti të shënojë, duke rritur epërsinë për katalanasit.

Reprezentuesi spanjoll ishte një zëvendësues i përdorur në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Osasuna dhe shkëlqeu në golin e dytë të katalanasve, përcjell Sport.

Me atë gol, lojtari 16-vjeçar u bë më i riu që ka shënuar ndonjëherë në kompeticion.

Përveç Superkupës, spanjolli ka edhe shumë rekorde të tjera, duke përfshirë më të riun që ka shënuar (dhe asistuar) në La Liga , për të shënuar për kombëtaren spanjolle dhe në kualifikimet e Euros, madje edhe për të asistuar në një ndeshje të Ligës të Kampionëve.

/ Sport/



#Lamine #Yamal #regjistron #një #tjetër #rekord #fanellën #Barcelonës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button