Aktualitet

“Basha kërkon një vend në qeveri”, Salianji: Mbledhja e grupit të bëhet në selinë e PD

Ervin Salianji ishte ligjvënësi i parë në radhët e atyre që nuk iu bashkuan Berishës, i cili shkeli në selinë blu pas 2 vitesh për të bërë një deklaratë për mediat.

Qëllimi i kësaj deklarate sipas tij ishte për të përçuar mesazhin se opozita nuk po shpërbëhet pas masës së sigurisë ndaj Berishës.

Për ta përforcuar këtë, ai tha se edhe mbledhja e grupit e planifikuar ditën e premte duhet të bëhet në selinë e PD.

Ai tha se inkurajon SPAK që të hetojë Berishën dhe këdo tjetër në interes të publikut.

Salianji, një ish-bashkëpuntor i ngushtë i Bashës, e akuzon këtë fundit se kërkon të jetë një zgjatim i mazhorancës qeverisëse.

/f.s

#Basha #kërkon #një #vend #në #qeveri #Salianji #Mbledhja #grupit #të #bëhet #në #selinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button