Aktualitet
Arrestohet një burrë në Prishtinë, tentoi të dhunonte një grua

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj.
Policia rastin e ka cilësuar si tentim dhunimi.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj”.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.
#Arrestohet #një #burrë #në #Prishtinë #tentoi #të #dhunonte #një #grua
gazetablic.com