Aktualitet
Liria siguron shërbimet e mesfushorit, Arber Basha

Skuadra e Lirisë ka siguruar një transferim dhe po bëhet gati për edicionin pranveror.
‘ Sport’ ka mësuar se skuadra nga Prizreni ka siguruar shërbimet e Arber Bashës.
Basha luan në pozitën e mesfushorit qendror, kurse në edicionin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Kukësit.
25 vjeçari nga Shqipëria ka luajtur edhe tek skuadra e Vllaznisë në Kosovë, kurse më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave tjera në Shqipëri.
Tek Liria pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.
/ Sport/
#Liria #siguron #shërbimet #mesfushorit #Arber #Basha
gazetablic.com