Aktualitet

Gjurmë, gjak e flokë! Informacionet e fundit, si e v*au burri shtatzënë dhe e futi në sënduk

Zbardhen detaje të reja nga mediat greke për 41-vjeçaren shqiptare me banim në Selanik, që ishte shpallur e zhdukur dhe më pas është gjetur e pajetë nga autoritetet greke. Trupi i viktimës është gjetur brenda një sënduku në një zonë pyjore të Halkidiki-s, midis Triglia dhe Galatista.

Mediat greke raportojnë se për vrasjen e 41-vjeçares, Gjeorgjia Murati është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij, me këtë të fundit që ka rrëfyer për policinë se si ka ndodhur ngjarja dhe si ai ka ndihmuar në transportimin e trupit në këtë zonë.

Po ashtu bëhet me dije se 41-vjeçarja shqiptare ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe priste foshnjën e partnerit që i mori jetën.

Ditët e mëparshme partneri i saj ka tentuar edhe të devijojë hetimet e autoriteteve duke thënë se gruaja ishte zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash.

Por pas hetimeve, policia zbuloi nga kamerat e sigurisë së zonës se partneri i të ndjerës ka dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk në duar. Pas kësaj u kryen kontrolle në shtëpinë e çiftit ku u gjetën gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-ja e gruas.

#Gjurmë #gjak #flokë #Informacionet #fundit #vau #burri #shtatzënë #dhe #futi #në #sënduk
lajmetverteta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button