Aktualitet
Arrestohen nënë e bir në Tiranë për trafikim me drogë, të kërkuar ndërkombëtarisht

Janë arrestuar nënë dhe bir në Tiranë me qëllim për t’u ekstraduar në Itali, kjo në kuadër të operacionit “Afternoon” nga Policia e Shtetit.
Të dyshuarit janë të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Të dyshuarit janë 63-vjeçarja D.G. dhe E.G., 44-vjeçar të dy banues të Tiranës.
“Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.
#Arrestohen #nënë #bir #në #Tiranë #për #trafikim #drogë #të #kërkuar #ndërkombëtarisht
gazetablic.com