Aktualitet
Apeli i GJKKO e la në burg, reagon avokati i Lefter Allës: Na mbetet të shkojmë në Strasburg, ish-kryebashkiaku ka qenë në gjendje…

Avokati i ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla i cili u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ditën e sotme Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Allën, pas ankimimit që ky i fundit kishte bërë tre ditë më parë.
Avokati i tij deklaroi se pas drejtësisë shqiptare atyre u “mbetet Strasburgu”, ndërsa shtoi se klienti i tij ka qenë në gjendje shëndetësore të rënduar së fundmi.