Sport

E pazakontë, babai i sulmuesit shqiptar, godet me shuplakë portierin e ekipit kundërshtar në fushën e lojës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në futbollin italian, në qendër të të cilit ishte babai sulmuesit shqiptar, Christian Shpendi.

Babai i Shpendit, në momentin që arbitri i dha fund ndeshjes Cesena-Olbia, zbriti në fushën e lojës dhe goditi më grushte e shuplakë portierin e ekipit mik.

Kjo pasi Filippo Rinaldi bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Christian Shpendit gjatë lojës, i cili u detyrua të dalë nga fusha i dëmtuar.

Kujtojmë se Shpendi është në krye të renditjes së golashënuesve në Seria C. Me 10 golat e tij, Cesena mban vendin e parë në renditje. 49 pikë të grumbulluara pas 20 javëve për klubin që synon ngjitjen në Seria B. Mbetet për t’u parë nëse do ketë penalitet për Cesenan pas kësaj ngjarje.

/a.r

#pazakontë #babai #sulmuesit #shqiptar #godet #shuplakë #portierin #ekipit #kundërshtar #në #fushën #lojës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button