Atentati në Vlorë/ Shoqërohen 10 persona në polici, pista ku po hetohet

Dhjetë persona janë shoqëruar deri tani në policinë e Vlorës lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00 ku i vrarë mbeti një 23-vjeçar.
Një plumb i vetëm në kokë dyshohet se i ka marrë jetën. Burime nga policia thonë se arma e krimit ka qenë snajper, ndërsa pavarësisht kërkimeve, arma e krimit ende nuk është gjetur .
Autori që ka qëlluar në drejtim të 23-vjecarit dyshohet se është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Ekzekutori dhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Policia ka sekuestruar kamerat të sigurisë përreth zonës, por ajo që vështirëson punën e policisë dhe për të parë lëvizjet e autorit dhe personave që mendohet se e kanë ndihmuar lidhet me faktin se menjëherë pas ekzekutimit qyteti nuk ka patur energji elektrike. Pak minuta pas ngjarjes është djegur një automjet në lagjen “24 maji”.
#Atentati #në #Vlorë #Shoqërohen #persona #në #polici #pista #hetohet
gazetablic.com