Aktualitet

Kryeministri i Katarit: Vrasja e liderit të Hamasit mund të ndikojë në negociatat e “ndërlikuara” të pengjeve

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ka thënë se vrasja e fundit e një udhëheqësi të lartë të Hamasit mund të ndikojë në negociatat e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.

Një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se Izraeli kreu sulmin të martën e kaluar në Bejrut, duke vrarë kështu udhëheqësin e lartë të Hamasit, Saleh Al-Arouri, gjë për të cilën Izraeli nuk e mori përgjegjësinë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Al-Thani u pyet nëse vdekja e Arourit mund të ndikojë në bisedimet për lirimin e më shumë se 100 pengjeve që besohet se mbahen ende në Gaza pas sulmeve të 7 tetorit.

“Sigurisht, vrasja e një prej liderëve të lartë të Hamasit është diçka që mund të ndikojë në një proces kaq të ndërlikuar”, është shprehur Al-Thani.



#Kryeministri #Katarit #Vrasja #liderit #të #Hamasit #mund #të #ndikojë #në #negociatat #ndërlikuara #të #pengjeve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button