Aktualitet

Aksident tragjik, çifti i bashkëshortëve dhe shoferi i furgonit humbin jetën, shpëtojnë fëmijët

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident në Kroaci. Aksidenti ndodhi në orët e para të ditës së sotme në autostradën Karlovac-Rijekë, në mes të tunelit Sveti Marko dhe kryqëzimit Novigrad na Dobra. Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Policisë së Karlovacit.

Mediet vendase raportojnë se një furgon dhe një veturë janë përplasur. Bëhet fjalë për një furgon me targa hungareze dhe një automjet me targa të Rijekës. Jutarnji List publikoi informacione jozyrtare se në aksident është përfshirë një furgon “Mitsubish”-i,

i cili me shumë gjasa po transportonte emigrantë. Në mjetin me shtatë ulëse ndodheshin drejtuesi dhe 11 pasagjerë. Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerët kanë pësuar lëndime.

Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe çifti që po udhëtonin me automjetin “Alfa Romeo” me targa të Rijekës. Fëmija që ishte me ta në makinë ka pësuar lëndime. Së bashku me ekipet e policisë në vendngjarje ndodhet edhe avokati i shtetit.

#Aksident #tragjik #çifti #bashkëshortëve #dhe #shoferi #furgonit #humbin #jetën #shpëtojnë #fëmijët
lajmetverteta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button