Aktualitet
Prag tragjedie në Shkodër, 17-vjeçari tenton të vetëhidhet nga kati i 6 i pallatit, ndërhyn policia

Një adoleshent është shpëtuar pasi tentoi të vetëhidhej nga kati i 6 i pallatit ku banon. Ngjarja është shënuar në Shkodër në lagjen Skënderbeg.
Policia u njoftua për ngjarjen dhe shkoi menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje. 17-vjeçari u shoqërua në spital për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.
#Prag #tragjedie #në #Shkodër #17vjeçari #tenton #të #vetëhidhet #nga #kati #pallatit #ndërhyn #policia
Java News