Aktualitet

Gaxherri thotë se LDK udhëheqë me mbi 36% në disa komuna

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri ka thënë se në bazë të një sondazhi të papublikuar shkojnë 36-37 për qind në komunat e regjionit të Prishtinës.

Ajo në emisionin “Info Nata” se në disa nga këto komuna edhe udhëheqin dhe se është e bindur që do të bëjnë garë shumë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne nuk e kemi publiku një sondazh, të cilin e kemi bërë të pjesërishëm, jo në të gjithë Kosovën e kemi bërë vetëm për Prishtinën dhe qytetet, pra për regjionin e Prishtinës. Në të gjitha komunat rreth Prishtinës ne shkojmë 36-37 për qind, mesatarja është sepse ka komunë që shkon deri 45-46, siç është Lipjani. Pra, nëse e marrim mesataren jemi 36-37 në Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë. Të gjitha këto komuna ne jemi të parët me sondazhe…Ne do të punojmë që të i bëjmë sondazhet edhe në qytetet tjera…Jam shumë e sigurte që ne do të bëjmë garën shumë afër me LVV,po ta them shumë sinqerisht,jo vetëm me sondazhe. Jam e sigurte me daljen që e kemi me qytetarët…”, ka thënë ajo.

Gaxherri po ashtu, tha se nuk duhet lejuar që Qeveria Kurti të qeverisë edhe për një mandat.

“Çdo ditë që zgjatë kjo Qeveri është e dëmshme për këtë vend…dhe në qoftë se vazhdohet do të këtë regres shumë të madhe të Kosovës, andaj nuk duhet të lejojmë, vetvetes që vërtetë t’i jepim edhe një mandat kësaj Qeverie, sepse Kosova për tri vite ka pasur regres në të gjitha fushat”, ka deklaruar Gaxherri.

Bazuar në një sondazh të bërë në fund të vitit 2923, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kryesuar në vend të parë me 48.5 për qind, ndërsa partia e dytë, që është listuar me 18.2 për qind, është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK-ja, e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka marrë 1.5 për qind.

Ndërkaq, partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8 për qind, PSD-ja me 0.4 për qind, ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.



#Gaxherri #thotë #LDK #udhëheqë #mbi #në #disa #komuna
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button