Ndodh në SHBA, krimineli sulmon gjyqtaren në mes të seancës, e rreh brutalisht
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë seancës gjyqësore, pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.
Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin kur i dënuari, Deobra Delone Redden u ngrit nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi pranë gjyqtares Mary Kay Holthus për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares, Redden dëgjohet duke e ofenduar.
Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht. Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe oficeri i policisë i cili ndërhyri për të qetësuar situatën.
#Ndodh #në #SHBA #krimineli #sulmon #gjyqtaren #në #mes #të #seancës #rreh #brutalisht
gazetablic.com