Aktualitet

Sergio Ramos përfshihet në skandalin e anti-dopingut në Spanjë

Sergio Ramos është një nga emrat e përfshirë në një skandal dopingu në futbollin spanjoll.

Informacioni jepet nga Relevo , i cili thotë se Agjencia Botërore Anti-Doping (AMA) po heton parregullsitë dhe fshehjet e supozuara nga Agjencia Spanjolle Anti-Doping (CELAD), përcjell Sport.

Sipas të njëjtit burim, autoriteti spanjoll antidoping përdori disa metoda për të shmangur procedimet disiplinore ndaj sportistëve pas testeve pozitive.

Sergio Ramos është një nga ata të përfshirë në këtë proces – në kohën kur ai ishte ende duke përfaqësuar Real Madridin – dhe po hetohet për një “vonesë të pajustifikuar” në kryerjen e një kontrolli antidoping pas një ndeshjeje mes Merengues kundër Málaga s.

/ Sport/



#Sergio #Ramos #përfshihet #në #skandalin #antidopingut #në #Spanjë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button