Aktualitet
Kthimi i mërgimtarëve në vendet e punës- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare!

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se nuk ka kolona dhe pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare.
QKMK në përditësimin e orës 06:57 njofton se në të gjitha pikë-kalimet kufitare pritjet në hyrje dhe dalje të Kosovës janë nga 3 deri në 5 minuta, ndonëse është raportuar se kompanitë kanë shtuar numrin e linjave për udhëtime jashtë vendit, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kolona nuk ka as në pikat kufitare Merdar e te Dheu i Bardhë ku zakonisht krijohen në kohën e festave dhe pushimeve verore me ardhjen e bashkatdhetarëve.
#Kthimi #mërgimtarëve #në #vendet #punës #Kështu #paraqitet #gjendja #në #pikat #kufitare
gazetablic.com