Aktualitet

Punonte menaxher lokali, ky është shqiptari që humbi jetën sot në aksident në Itali

Një shqiptar, 38 vjeç humbi jetën në një aksident rrugor në periferi të Kremonës në Itali. Mediat italiane identifikojnë viktimën si Erion Bali, rezident në Gadesco Pieve Delmona. I riu ishte menaxher i një lokali.

Aksidenti u shënua sot rreth orës 05:20 minuta (2 janar 2024) kur makina e cila drejtohej nga 38 vjeçari doli nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Forcave zjarrfikëse u është dashur kohë për të nxjerrë trupin e 38 vjeçarit nga makina ndërsa nuk mundin të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën, shkruan media italiane

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë dhe pagjumësia por do të jenë hetimet që do të zbulojnë shkaqet e vërteta të këtij aksidenti që i mori jetën shqiptarit me banim në Itali, Erion Bali.

/a.r

#Punonte #menaxher #lokali #është #shqiptari #që #humbi #jetën #sot #në #aksident #në #Itali
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button