Momente paniku për Klopp, humb për pak çaste unazën e martesës, por e ‘shpëton’ një kamerman

Jurgen Klopp u shpëtua nga një kameraman pasi humbi unazën e tij të martesës gjatë festimeve që pasuan fitoren 4-2 të Liverpool ndaj Newcastle.
Pas ndeshjes, Klopp shkoi deri tek Kop End për të festuar së bashku me tifozët, përcjell Sport.
Por gjatë rrugës, ai humbi unazën e tij të martesës, e më pas e kuptoi se bizhuteria po i mungonte në gisht.
Kamerat e Sky Sports e ndoqën shefin e Reds ndërsa ai kthehej mbrapa, duke u bredhur nëpër fushë në panik përpara se të gjente përfundimisht unazën me ndihmën e një kameramani.
Ja pamjet interesante:
Klopp losing his wedding ring whilst celebrating 😭 pic.twitter.com/X6eSRQiVEA
— DB (@Kloppholic) January 1, 2024
#Momente #paniku #për #Klopp #humb #për #pak #çaste #unazën #martesës #por #shpëton #një #kamerman
gazetablic.com