Sport

Boks/ Luftëtari shqiptar i MMA në Suedi, shkatërron rivalin brazilian dhe feston me flamurin kuqezi

23-vjeçari shqiptar Bernardo Sopai është një nga talentet e shumta që po shkëlqejnë në botë. Luftëtari i ri i MMA , mori fitoren e tretë radhazi mbrëmë në “Allstars Fight Night 4” në Stokholm.

Sopai u përball me brazilianin 28-vjeçar, Xhovane Vargas, në ngjarjen kryesore të aktivitetit. Bernardo Sopai arriti të mposhtë brazilianin Vargas që në raundin e parë, kjo falë nisjes së vrullshme që i bëri takimit.

Pas triumfit me kundërshtarin brazilian, Sopai mori një flamur shqiptar, kuq e zi, duke festuar brenda ringut. 23-vjeçari shqiptar konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Suedi në kategorinë MMA./m.j

#Boks #Luftëtari #shqiptar #MMA #në #Suedi #shkatërron #rivalin #brazilian #dhe #feston #flamurin #kuqezi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button