Aktualitet

Arteta: Ajo që na ndodhi kundër Fulhamit nuk duhet të ndodhë më kurrë

Dje, në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premierligës, lojtarët e Arsenalit humbën çuditërisht ndaj Fulhamit 2:1 dhe kështu humbën mundësinë për t’u rikthyer në vendin e parë të tabelës.

Skuadra e Mikel Artetës kaloi në avantazh në minutën e 5-të me golin e Saka-s, por ata bënë një lojë shumë të dobët pastaj dhe vendasit u kthyen me golat e Raul Jimenez në minutën e 29-të dhe Bobby De Cordova-Reid në minutën e 60-të.

“Kjo ishte një ditë e dhimbshme dhe e trishtuar. Ne patëm një shans për të qenë të parët në tabelë pas 20 raundeve dhe luajtëm ndeshjen më të keqe të sezonit. Tre ditë më parë humbëm një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim. por nuk merituam asgjë kundër Fulhamit.

Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë, sepse në këtë mënyrë nuk do të jemi aty ku duam të jemi në fund të sezonit. Ky mund të ishte një fund shumë i bukur i vitit. Të gjithë së bashku duhet të shihemi në pasqyrë sepse luajtëm tmerrësisht”, tha Arteta pas ndeshjes.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi e Arsenalit. Liverpool dhe Aston Villa kryesojnë me 42 pikë, ndonëse Aston Villa ka një ndeshje më shumë. Me këto dy humbje, Arsenali ra në vendin e katërt, ku u kap nga Manchester City. Skuadra e Guardiolës ka edhe një lojë më pak kundër Aston Villas.

/ Sport



#Arteta #Ajo #që #ndodhi #kundër #Fulhamit #nuk #duhet #të #ndodhë #më #kurrë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button