Aktualitet

Mbretëresha e Danimarkës heq dorë nga froni

Mbretëresha 83-vjeçare, e cila u kurorëzua në 1972, është monarkia më jetëgjatë në Evropë pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeth II në shtator të vitit 2022.

Ajo zbuloi se vendimi ishte marrë pas një periudhe reflektimi pas operacionit që kreu në shpinënë fillim të vitit 2023.

“Kirurgjia natyrshëm bëri të mendosh për të ardhmen, nëse kishte ardhur koha për t’ia lënë përgjegjësinë brezit të ardhshëm,” tha Mbretëresha.

“Kam vendosur që tani është koha e duhur”, shtoi ajo dhe falënderoi publikun danez për mbështetjen e tyre ndër vite.

Kryeministrja Mette Frederiksen falënderoi mbretëreshën për shërbimin e saj.

/a.r

#Mbretëresha #Danimarkës #heq #dorë #nga #froni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button